Friday, August 1, 2008

Agimi
Unë kam përqafuar agimin e verës.

Ende asgjë nuk lëvizte karshi pallateve.
Uji ishte pa jetë. Kampet e hijeve nuk e braktisnin rrugën e pyllit. Unë eca, duke zgjuar frymërat e gjalla e të vakta, dhe gurët e çmuar vështronin, e krahët ngriheshin pa zhurmë.

Ndërmarja e parë ishte, në shtegun tashmë plot me shkëlqime të freskëta e të zbehta, një lule që më tha emrin e saj. Unë qesha me fushqetën e verdhë, që u hapërda përmes bredhave: në majën e argjentë unë njoha mbretëreshën. Atëhere, i’a ngrita një e nga një vellot. Në shetitoren duke tundur fort krahët. Në sheshin, ku unë atë i’a kisha bërë të ditur gjelit. Në qytetin e madh ajo ikte midis kambanareve e katedraleve, dhe unë duke vrapuar si një lypës mbi platformat e mermerta gjuajta mbi të.

Në pjesën e epërme të rrugës, pranë një pylli me dafina, e qarkova me vellot e sajë të mbështjella, dhe ndjeva pak trupin e sajë të pamasë. Agimi dhe fëmija ranë poshtë pemës.

Kur u zgjuan ishte mesditë.

No comments: