Urat
Qiej gri kristali. Një vizatim i çuditshëm urash, këto këtu të drejta, ato atje konvekse, të tjerat zbresin ose mënjanohen te këndet mbi të parat, këto figura gjallërohen në cirkuite të tjera të ndriçuara të kanalit, por të gjitha aq të gjata e të lehta sa edhe anët, të ngarkuara me kupola, zbresin poshtë duke u zvogëluar. Disa nga këto ura janë akoma të ngarkuara me rrënoja. Të tjerat mbajnë direkë, shenja, parmakë të hollë. Akorde të dorës së dytë kryqëzohen e dridhen, telat përshkojnë skarpatin. Shquhet një xhaketë e kuqe, ndoshta kostume dhe instrumente të tjerë muzikorë. A janë këto melodi popullore, fragmente koncertesh për zotërinj, mbetje himnesh publike? Uji është gri e blu, i gjerë si një krah deti - Një rreze e bardhë, që bie nga lartësia e qiellit e shkërmoq këtë komedi.
No comments:
Post a Comment