Friday, August 1, 2008

Being Beauteous
(Qenia e Bukur)
Përballë një dëbore një Qenie magjepse shtatlartë. Fishkëllima vdekjeje dhe orkestrash muzike të shurdhët ngrejnë, zgjerojnë e rrëqethin si një vegim këtë trup të vyer ; plagë ngjyrë alle e të zeza shpërthejnë në tulet madhështore. Ngjyrat e përkryera të jetës kridhen, përflaken, e shpërthejnë përreth Vegimit, mbi pjerrësi. Fërgëllimat ngrihen e hungërojnë dhe shija e shfrenuar e këtyre përshtypjeve që ngarkohet me fishkëllimat gjëmëmëdha dhe notat e ngjirura që bota, e humbur prapa nesh hedh mbi nënën tonë të bukurisë, - ajo zmbrapset, ajo ngrihet. Oh ! kockat tona janë veshur me një trup të ri dashurie.

xxx
O faqja e zbehtë, shpërthimi i qimes, krahët e kristaltë ! Gryka mbi të cilën unë duhet të shembem tejpërtej grumbullit të pemëve e të ajrit të lehtë !

No comments: