Friday, August 1, 2008

Lulet
Nga një tarrasë e artë, - midis kordonësh të mëndafshtë, fashash të hirta, kadifesh të blerta, e disqesh kristali që nxihen si bronz në diell, - unë shikoj luletogëzën të hapet mbi një tapet me filigran argjenti, gjithë sy e floknaja.

Copa ari të verdhë të shpërndara mbi agat, kollona bakëmi që mbajnë një kupolë smeraldi, tufa atllasi të bardhë e shfurash të holla rubinësh qarkojnë trëndafilin e ujit.

Si një zot me sy blu të mëdhenj e me forma dëbore, deti e qielli tërheqin në tarraca mermeri turmën e të rinjve dhe trëndafilat e fortë.

No comments: