Hullitë
Në të djathtë qielli i verës zgjon gjethet dhe avujt dhe zhurmat e kësaj qosheje të parkut, dhe skarpatet në të majtë mbajnë në hijen e tyre vjollcë mija vraga të shpejta të rrugës së lagur. Parakalim botësh përrallore. Në të vërtetë : karroca të ngarkuara me kafshë pylli të praruar, direkë, pëlhura lara - lara, në pikë të vrapit njëzet kuaj cirku pulla-pulla, dhe fëmijët, e njerëzit, mbi kafshët e tyre më të çuditshme ; - njëzet karroca, me xhunga, të zbukuruara, e të lulëzuara si pajtonet luksozë të vjetra ose të përrallave, plot fëmijë të pispillosur për një pastorale periferie. - Si edhe arkivole nën baldakinët e tyre me xhufkat prej abanozi, duke ndjekur me nxitim pelat e mëdha blu e të zeza.
No comments:
Post a Comment