Friday, August 1, 2008

Mëngjes dehje
O e Mirë ! O e Bukur !” Bandë e llahtarshme ku unë s’pengohem aspak! Kavalet i magjishëm torture! Urra për vepra të padëgjuara e për trupa mahnitës, për herë të parë! Kjo filloi nën qeshjet e fëmijëve, kjo do të mbarojë prej tyre. Ky helm do mbetet në të gjitha venat tona edhe kur, bandë rrotulluar, ne do të kthehemi në disharmoninë e vjetër. O tani, ne aq të denjë për këto tortura ! mbledhim me afsh këtë premtim mbinjerëzor të bërë për trupin tonë e shpirtin tonë të krijuar : këtë premtim, këtë çmenduri! Elegancën, shkencën, dhunën! Na kanë premtuar për të varrosur në errësirë pemën e të mirës e të keqes, për të shmangur ndershmërinë tiranike, me qëllim që të sillnim me vete dashurinë tonë fort të dëlirë. Kjo filloi me disa neveri dhe kjo mbaroi, - duke mos mundur për t’u kapur përnjëherësh nga kjo përjetësi, - kjo mbaroi me një hallakatje parfumesh. Qeshje e fëmijëve, maturi e skllevërve, rreptësi e virgjëreshave, llahtari e fytyrave dhe sendeve të këtushëm, të shenjtë qofshi ju nga kujtimi i kësaj ore. Kjo fillonte nga e gjithë vrazhdësia, ja ku mbaroi nga engjëjt e flakës e të akullit. Orë e shkurtër dehjeje, e shenjtë ! nuk ishte veçse për maskën me të cilën ti na ke shpërblyer. Ne të pranojmë, metodë ! Ne nuk harrojmë që ti dje i ke dhënë lavdi secilit prej viteve tona. Ne i besojmë helmit. Ne dimë të dhurojmë gjithë jetën tonë çdo ditë. Ja koha e Vrasësve:

No comments: